Era Istrefi është një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare, por edhe botërore. Ajo ka publikuar hite të cilat kanë marrë vëmendjen e emrave mjaft të njohur, duke e bërë zërin e saj të dëgjuar kudo.
Megjithatë, është bërë një kohë e gjatë që Era Istrefi nuk ka sjellë projekte të reja muzikore. Është diskutuar gjithashtu vazhdimisht “qetësia” e saj për sa i përket si këngëve të reja, ashtu edhe intervistave.
Lidhur me këtë gjë, ajo ka thënë nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj të “Instagram” kohë më parë që kishte patur disa mosmarrëveshje me shtëpinë diskografike, me të cilën ka lidhur kontratën.
U fol gjithashtu se ajo do të vinte me bashkëpunim me Skerdin, ndonëse asgjë nuk u finalizua.
Ndërkohë, Era ka punuar shumë projekte muzikore të cilat do t’i publikojë në momentin e parë kur ligjërisht mundet ta bëjë një gjë të tillë, dhe viti 2022 mund të jetë viti që do të sjellë riaktivizimin e shumëpritur të Erës në tregun muzikor.
Këtë gjë ajo e ka lënë të nënkuptohet në një postim në “Instagram”, duke veçuar një koment të një fansi që i kërkon të bëjë “Pin” komentin e tij, “nëse 2022-a do jetë viti yt”.
Ka qenë pikërisht ky veprim i Erës i cili ka ngritur dyshimet që do të kemi një rikthim të këngëtarës.