Erdoan:Togg, ëndrra jonë e përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Togg është emri i projektit që na bën të gjithëve të përjetojmë shijen e kësaj ëndrre të përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë”, raporton Anadou Agency (AA).

Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së kampusit TOGG Gemlik në qytetin Bursa, ku do të zhvillohet prodhimi serik (masiv) i Togg, i cili ndodhet në mesin e projekteve vizionare të Türkiyes. Nga këtu ai shprehu falënderime për partnerët dhe palët e interesuara të Grupit të Iniciativë së Automjeteve të Türkiye.

Marketing

Pasi uroi 99-vjetorin e Republikës së Türkiyes, Erdoğan tha se, “Falënderoj krijuesin që na mundësoi të takohemi në këtë ditë kuptimplotë në një përurim historik ku si popull jemi një. Po të jesh komb do të thotë të jetosh i lirë në të njëjtin atdhe, të bashkosh ndryshimet në ëndrra të përbashkëta, të kapërcesh trishtimin me gëzim të përbashkët dhe të arrish objektivat me përpjekje të përbashkët. Të jesh komb do të thotë të shkosh drejt një të ardhmeje të përbashkët mbi të gjitha këto tipare”.

Duke theksuar rëndësinë e Togg, Erdoğan më tej fjalën e tij tha:

“Togg është emri i projektit që na bën të gjithëve të përjetojmë shijen e kësaj ëndrre të përbashkët për të ardhmen e fuqishme të vendit tonë. Me këtë automjet të parë që kemi nxjerrë nga linja e prodhimit serik (masiv) dhe e kemi sjellë para jush, jemi dëshmitarë të shndërrimit të një ëndrre 60-vjeçare në realitet. Në njërën anën ndodhet automjeti Togg me ngjyrë të kuqe, në anën tjetër me ngjyrë të bardhë. Besoj e kuptoni se çfarë nënkupton. Është gjaku që i bën flamujt flamur, ndërsa toka është atdhe nëse ka njeri që sakrifikohet për të. Për këtë arsye themi që ‘Togg është krenaria e përbashkët e Türkiyes, e 85 milionë njerëzve‘. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që luten dhe mbështesin suksesin e automobilit vendas dhe kombëtar Togg nga i gjithë vendi dhe nga vende të ndryshme në të gjithë botën”.

Ndër të tjera, Erdoğan falënderoi teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë punuar ditë dhe natë për të nxjerrë nga linja e prodhimit serik automobilin Togg.