Erdogan flet për luftën ‘ndërmjet kryqit dhe gjysmëhënës’

Paralajmërimi i autoriteteve austriake për mbylljen e xhamive në territorin e saj ka shkaktuar reagim të ashpër të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Siç transmetojnë mediat botërore, lideri turk ka dënuar ashpër paralajmërimin e Vjenës zyrtare, e cila përfshin edhe nisjen e hetimeve lundër dhjetëra imamëve myslimanë. Po ashtu, njëra nga masat është edhe mbyllja e shtatë xhamive.

“Kam frikë se masat e ndërmarra nga kancelari i Austrisë Sebastian Kurtz çon drejt luftës së kryqit dhe gjysmëhënës. Ata thanë se do të dëbojnë imamët. Si t’i përgjigjemi kësaj. Nuk do të rrimë duarkryq”, tha Erdogan.

Qeveria austriake të premten mori vendim për dëbimin e imamëve dhe nisjen e hetimeve ndaj dhjetëra predikuesve, nën dyshimin se kanë shkelë ligjin për Islamin, i cili parasheh ndalimin e financimit të bashkësive fetare jashtë vendit. Njëra nga xhamitë është mbyllur për shkak të dyshimit për përhapje të propagandës ‘ujqit e hirtë’ dhe të tjerët për shkak të përhapjes së salafizmit, ndërsa është shpërbërë edhe shoqata “Bashkësia fetare arabe”.Ministri i Punëve të Brendshme Herbert Kikl tha se në Turqi do të dëbohen 60 imamë dhe anëtarët e familjeve të tyre, gjithsej rreth 150 njerëz.

Marketing