Erdogan: Turqia më nuk ka ndërmend të marrë kredi nga FMN-ja

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia më nuk ka ndërmend të marrë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Marketing

“Turqisë së sotme nuk i duhen hua ose mbështetje teknike nga FMN-ja”, ka thënë Erdogan.

Ai shtoi se tema e marrjes së kredive nga FMN-ja është “mbyllur njëherë e përgjithmonë”.

Turqia borxhet e fundit ndaj FMN-së i ka shlyer në vitin 2013, ndërsa bisedime të reja në atë temë filloi pas rënies së valutës vendore – lirës turke, në muajin gusht, për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me SHBA-në, pasi Uashingtoni i vendosi tarifa doganore për importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia.

Marketing