Estrada i shprehin ngushëllime familjes së Ylber Aliut, i cili vdiq në moshë të re

Estrada shprehen të pikëlluar për humbjen e muzikantit, Ylber Aliu.

Marketing

Një këngëtar i estradës shqiptare u shua në moshë shumë të re pas një sëmundje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Ylber Aliun, i cili ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e këngëtarit ka pikëlluar artistët, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për familjen e Aliut.

Gold AG, Adem Ramadani, Aida Doçi, Asim Gashi, Shkurte Gashi, Violeta Kajtazi, Floriani dhe Lindoni; janë vetëm disa prej emrave të njohur që shprehën ngushëllime për vdekjen e Ylberit.

“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë 😢🤲🏼”, shkruan Goldi në një postim.

Në anën tjetër, Adem Ramadani ka emocionuar me dedikimin për artistin e ndjerë, me të cilin kishte bashkëpunuar disa herë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi ‼️😢😢😢
Si fëmi shumë jemi dashtë.
E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber😢😢😢❤️❤️❤️– Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve”, shkruan Ramadani.

Kishte edhe artistë të tillë si Shkurte Gashi, që kanë ndarë video nga interpretimet e Ylberit, teksa u shprehën se do iu mungojë zëri i tij. /Lajmi.net/