Pasi mori katër pikë nga dy ndeshjet e para në këtë kampionat evropian, Zvicra është kualifikuar për në fazën me eleminim direkt. Vetëm një pikë më shumë do të sigurojë vendin e dytë, rezultat që ndoshta nuk do të ishte shumë befasues, duke pasur parasysh se zviceranët e kalojnë këtë takim pas një rekordi në 16 ndeshjet e tyre të fundit, me 7 fitore, 8 barazime dhe 1 humbje.
Në Frankfurt përballen me Gjermaninë detyrë e madhe, sepse Zvicra është e dominuar totalisht në ndeshjet direkte, me 36 humbje, 8 barazime dhe vetëm 9 fitore të Helvetëve. Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të pestë ndaj Skocisë, në takimin numër 10-të në finalet e Europianit.
Për Gjermaninë, Musiala ka qenë ylli, pasi ka shënuar 2 herë në 4 tentativa drejt portës kundërshtare. Në pesë ndeshjet e fundit të Zvicrës në Europian kanë shënuar të dyja skuadrat, statistikë që shpresohet të përsëritet sërish.
Emocionet e kësaj sfide do të përjetohen ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe Radio Klan, duke nisur nga ora 21:00.