Kryetarët e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian kërkuan sot kushtëzimin e dhënies së fondeve evropiane në respektimin të sundimit të ligjit nga vendet që do të përfitojnë prej tyre.
“Ka ardhur koha për të rritur luftën kundër erozionit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore në zemër të BE-së”, thanë drejtuesit e partive të PPE, socialdemokratëve, liberalëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.
Letra e tyre i drejtohet kancelares gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, si edhe Ursula von der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian, që administron buxhetin shumëvjeçar të BE-së (2021 -2027) me vlerë një trilion euro.
Eurodeputetët duhet të japin miratimin e tyre në buxhetin e BE-së për të cilin kanë rënë dakord, së bashku edhe me planin për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane, gjatë një samiti-maratonë katër-ditor në korrik.