Ftesa e Hotit për dialogun me Serbinë, refuzon Vetëvendosja

Më 4 shtator delegacioni kosovar do të jetë në Uashington e më pas në Bruksel për bisedimet me Serbinë. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një ftese publike u ka bërë thirrje të gjitha partive të dërgojnë përfaqësuesit e tyre, për t’u bërë pjesë e delegacionit. Por Vetëvendosja ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës dhe përmes reagimit të zëdhënësit Përparim Kryeziu, e ka cilësuar qeverinë jolegjitime.

Marketing

“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka pranuar një letër ftesë nga z. Hoti për pjesëmarrje fillimisht në takimin e 4 shtatorit në Ëashington e më pastaj në atë të 7 shtatorit në Bruksel si pjesë e delegacionit të qeverisë për dialog. Thirrjet e kësaj qeverie për unitet dhe gjithëpërfshirje, sfidohen nga vet veprimet dhe shterpësia e saj. Kjo qeveri është jolegjitime dhe jokredibile pasiqë nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe nuk buron nga vota e tij në zgjedhjet e fundit. I mungon platforma me parime dhe vija të kuqe për procesin e dialogut – ndonëse një dokument të tillë e parasheh në programin e saj qeverisës. Nuk ka mbështetje të gjerë në Kuvend ku është e varur nga secila votë e Listës Serbe, dhe i është nënshtruar Serbisë dhe çdo kërkese të saj deri më tani.

Ndërsa pohon se prioritet i Kosovës tashmë duhet të jetë menaxhimi i pandemisë, zëdhënësi i Vetëvendosjes është shprehur se Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Përkundër faktit se prioritetet e Kosovës duhet të jenë menaxhimi efikas i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, dhe zhvillimit socio-ekonomik, kjo qeveri plotësisht e çorientuar dhe duke dështuar në secilin rrafsh po i jep vëmendje të pakushtëzuar një procesi për të cilin as nuk ka planifikim, as përgatitje, as mbështjete por as legjitimitet.

Në përputhje me qëndrimet tona në raport me këtë qeveri jolegale dhe jolegjitime, për arsyet e lartëpërmendura, por jo vetëm, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, shkruan Kryeziu.

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka pranuar një letër ftesë nga z. Hoti për pjesëmarrje fillimisht në takimin e 4 shtatorit në…

Publiée par Perparim Kryeziu sur Mercredi 26 août 2020