Europe elects e nxjerr BDI-në fituese absolute në zgjedhjet e 15 korrikut. Me 13.7 % është rradhitur partia e Ali Ahmetit me idenë për kryeministër të parë shqiptar, ku më pas ndiqet nga gjithë partitë politike shqiptare së bashku.
Europe Elects ASH e Ziadin Selës e nxjerr me 7.7% dhe Alternativën e Gashit me 1.7 më pas vjen, BESA e Bilall Kasamit me 0.8 % dhe PDSH-në e Menduh Thaçit me 0.4 %.
Në kampin maqedonas e nxjerr VMRO-në me 32.5 % ndërsa LSDM-në me 30 .2 %.
Sondazhi është realizuar nga 13 qershori deri më 18 qershor 2020 duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik dhe aty janë përfshirë 1.200 të të anketuarve .