Eurovision 2027 zhvendoset në bregdet, ja qyteti që do ta presë garën
Eurovision 2027 do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Burgasit në Bullgari, kanë konfirmuar organizatorët.
Konkursi do të mbahet nga 12 deri më 15 maj, njoftuan të enjten Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Kjo vjen pasi këngëtarja bullgare Dara fitoi Eurovisionin e këtij viti në Vjenë të Austrisë, në muajin maj, duke i siguruar Bullgarisë fitoren e parë në historinë e këtij festivali me këngën “Bangaranga”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green, tha se janë “të kënaqur” me zgjedhjen e destinacionit të radhës, duke shtuar se Burgasi do t’i sjellë diçka “vërtet të veçantë” konkursit. / Aktuale.mk
