EVN e organizoi „Ditën e Tesllës“ në Qendrën Ekspozuese „Matka“ (FOTO)

Mbi 150 femijë kishin mundësi të vetme të jenë pjesë e evenimentit edukativ „Dita e Tesllës“ nën organizim të EVN Maqedoni. Në Qendrën Ekspozuese për energji elektrike „Matka“ për herë të parë u shënua 162 vjetori i lindjes së shkencëtarit të madh botëror, shpikësit dhe futuristit Nikolla Teslla.

Marketing

„Qëllimi kryesor i EVN është që përmes plotësimeve të vazhdueshme të Qendrës Ekspozuese „Matka“ me përmbajtje të reja dhe edukimit, të nxisim rritje të interesit te të rinjtë për shkencat natyrore dhe elektroteknikën. „Dita e Tesllës“ është vetëm shembull se si përmes metodave bashkëkohore dhe interaktivoedukative, bota e energjisë dhe inovacioneve mund tëafrohen te të rinjtë“, thonë nga EVN Maqedoni.

Në kornizat e „Ditës së Tesllës“ u zhvilluan disa punishte të ndryshme të inspiruara nga jeta dhe veprimtaria e shkencëtarit. Në pjesën e parë të evenimentit, Teatri për Fëmijë dhe të Rinj nga Shkupi e luajti shfaqen „ Përalla Giga Mega“. Më tutje, fëmijët patën mundësinë të marrin pjesë në punishten kreative për shkrim në të cilën për inspirim kryesor kishin fëmijërinë e Nikolla Tesllës. Punishtja për piktorë të rinj i përpunoi arritjet e tij më të mëdha, ndërsa poashtu u mbajt edhe ligjeratë në temën „Fuqia e elektricitetit“ dhe u luajt edhe filmi dokumentar „Teslla e shfrytëzon fuqinë e ujëvarave të Nijagarës“.

Pjesëmarrësit në pjesën e dytë të evenimentit kishin mundësi të bëjnë eksperimente të bazuara në zbulimet më të rëndësishme të Tesllës: radiotransmetim, përçuarja e energjisë pa tel dhe rryma e dyanshme e frekuencës së lartë dhe njëkohësisht pjesëmarrësit më të vegjël krijuan modele nga lego kutitë në frymën e Tesllës.

Pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit ishte falas, ndërsa EVN organizoi edhe transport deri në Qendrën Ekspozuese Matka. Pjesë e „Ditës së Tesllës“ ishin edhe fëmijët e SOS Detsko Sello, të cilët së bashku më kujdestarët e tyre morën pjesë në mënyrë aktive në të gjitha përmbajtjet. Përveç tyre në eveniment morën pjesë edhe fëmijët e kopshteve për fëmijë „Sumnall“ dhe „Grin Haus“ nga Shkupi. SOS Detsko Sello ndau mirënjohje për EVN Maqedoni për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e këtij institucioni në aktivitete të ndryshme.

Qendra Ekspozuese „Matka“, është e vendosur në ndërtesën autentike të hidrocentralit të vjetër në Matkë i cili daton nga viti 1938. Qendra e cila ka orar pune çdo ditë prej në ora 10 deri në ora 15 përveç të hënën, disponon me rreth 30 eksponate interaktive dhe udhëheqës të specializuar për vizita në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Deri më tani Matka është vizituar nga mbi 10.000 vizitorë. Qendra Ekspozuese „Matka“ është fituese e çmimit „Muzeu i Vitit“ të cilin e ndan ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni, ndërsa vitin e kaluar e fitoi edhe çmimin kombëtar për përgjegjësi shoqërore që e ndan Ministria e Ekonomisë.

Më shumë informacione në www.matka.com.mk /Facebook: Матка – Изложбен центар / Matka – Exhibition Center /Instagram: matka.exhibition.center