F1: Kampioni bie në të parën, Ferrari shkëlqen me Leclerc e Sainz, Hamilton në podium

Gara e parë e sezonit të ri në Formula 1 ka treguar shumë risi. ‘Kokëkuqja’ fantastike, kampioni me ankesa dhe Mercedes me telashe.

Marketing

Çmimi i Madh i Bahrain i ka takuar pilotit të Ferrari, Charles Leclerc, i cili ka përfunduar garën në pozitën e parë.

Skuadra e Ferrari dëshmoi përmirësimin e jashtëzakonshëm, pasi edhe Carlos Sainz tregoi rezultat të shkëlqyer, duke e mbyllur në pozitën e dytë.

Red Bull vulosi dështimin kur Perez doli nga pista në xhiron e fundit, duke lënë vend skuadrës së Mercedes në podium.

Lewis Hamilton, me një bolid larg formës më të mirë, arriti që të merrte pozitën e tretë dhe të kompletonte podiumin anash Leclerc e Carlos Sainz.

George Russell e mbylli garën në pozitën e katërt. Gjithsesi, pozitat 3 dhe 4 të Mercedes vijnë falë dështimit të xhirove të fundit nga Red Bull, të cilët në përgjithësi bënë më mirë gjatë gjithë garës.

Kështu, F1 2022 nis me fitore të Ferrari, kurse Mercedes kap podiumin përkundër vështirësive.