Facebook sjell risinë që do t’i pëlqejë beqarëve

Online dating app concept with man and woman. Vector illustration

Faza e radhës e kompanisë Facebook në suksesin e pamasë që po tenton të marrë drejtimin në të gjitha askpektet e jetës sonë quhet Facebook Dating. Dhe është pikërisht ashtu siç po e shikoni, një profil i veçantë për përdoruesit e facebook të cilët dëshirojnë të takojnë, njohin dhe ftojnë persona të tjerë për të “dalë”, shkruan Class.

Marketing

Direkt pas vizitës disa ditore që pati në Kongresin Amerikan, Mark Zuckerberg deklaroi për Facebook Dating në konferencën vjetore të Facebook – F8. Sipas deklaratës për median, Dating do të funksionojë si të gjitha aplikacionet e tjera dating.

Përdoruesit që dëshirojnë të ndajnë më shumë informacione personale me Facebook do të mund të ndërtojnë një profil më vete për Dating ku, në vend të përditësimeve të postimeve, do të mund të zgjedhin nga mundësitë potenciale për të njohur persona të rinj.

Asnjë nga miqtë tuaj aktual nuk do të shfaqet si një mundësi e mirë takimi në mënyrë që të mund të kursehen turpërimet e mundshme me miqtë tuaj të cilët akoma nuk e dinë që ju jeni single. Ndryshe nga aplikacionet e tjera të takimeve, Dating do të lejojë vetëm chat të shkruar me personin tjetër duke eleminuar fotot dhe linket.

Marketing