Falimentimi i Bankës “Eurostandard”, Sindikata: Po na rrezikohen vendet e punës

Falimentimi i Bankës “Eurostandard” ka bllokuar punën e Postës, e kjo  ka vënë në rrezik edhe të punësuarit. Sindikata thotë se të punësuarit ndjehen të frikësuar për humbjen eventuale të vendeve të punës dhe për ekzistencën e familjeve të tyre. Kërkuan nga Qeveria që kjo çështje të jetë prioritet dhe të sillet vendim për fillimin e bisedimeve me një bankë të re.
“Mosfunksionimi  i 330 njësive të postave si dhe situata status-quo me mos funksionimin e operacioneve të pagesave, paraqet kërcënim të hapur të ekzistencës së 2300 të punësuarve dhe familjeve të tyre. Po ashtu, mos funksionimi i filialeve ka pasoja të mëdha edhe te qytetarët në të gjitha vendbanimet përreth shtetit, të cilët tradicionalisht i shfrytëzojnë shërbimet e postës.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë së Veriut, Boro Veligdenov.
Kërkuan takim me kryeministrin Zaev deri në fund të javës së ardhshme, për të gjetur zgjidhje dhe për të mundësuar operacione pagese në filialet e Postës.
Marketing