Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bekim Fazliu, në një intervistë për Alsat tha se shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga posti i kryeministrit teknik, në 3 muajt e fundit të qeverisë.
Sipas tij, me poste teknike e simbolike nuk zgjidhet asnjë problem i shqiptarëve në RMV.
“Është teknik. Çfarë përfituan shqiptarët me kështu poste simbolike dhe teknike më së miri tregon se ne kishim një ministër të punëve të brendshme kur Gruevski duhej të ikte, ish zëvendësministri i cili pas zgjedhjeve e luajti edhe rolin e ministrit të punëve të brendshme. Cfarë fituan shqiptarët? 27 prillin! Duke qenë ministri i BDI-së ndodhi 27 prilli, çfarë do të përfitojnë tani, asgjë, hiç. Vetëm ndonjë i parapëlqyer i liderit të BDI-së do të vetëknaqet disa minuta në atë post. Kjo i ngjan asaj meseles nëpër dasma. Është kriju një traditë, ke muzikën dhe orkestrën por në një pauzë të shkurtë e thirrë atë tupanxhinë, lodraxhinë 5 minuta dhe i thua ik tash, boll ishte. Me simbolika nuk zgjidhen problemet”, tha Fazliu.