Me dy përballjet e zhvilluara në Shkup dhe Kratovë, u mbyll java e 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në Kratovë, Sileksi me përmbysje të rezultatin, me 2-1 mundi FC Shkupin. Trapanovski hapi rezultatin për miqtë, para se Nikoliq dhe Kallanoskit të shënojnë për vendasit. Në Shkup, falë golit nga Gando, skuadra e Rabotniçkit, në transferrë, mundi Makedonija Gjorçe Petrovin.
Ditë më parë janë zhvilluar katër përballjet e kësaj jave. Shkëndija dhe Gostivari, me rezultat 1-0, mundën Tikveshin, respektivisht Bregallnicën. Ndërkohë Struga Trim Lum shijoi disfatën e 5-të në këtë sezon, pasi që u mund në Strumicë me 2-1 nga skuadra e Brera -s. Me rezultatin identik, 2-1, Voska Sport, në transfertë mundi Vardarin në Shkup.
FOTO: Ekipa.mk
Liga e parë – java e 14
Vardari 1–2 Voska Sport
Brera Strumica 2–1 Struga Trim Lum
Shkëndija 1–0 Tikveshi
Gostivari 1–0 Bregallnica
Makedonija Gj.P. 0–1 Rabotniçki