Ky është momenti kur prindërit e një fëmije të vogël e marrin vogëlushin e tyre nga duart e një prifti, i cili për ta qetësuar gjatë pagëzimit e kishte goditur më parë me shuplakë.
Prifti e goditi djalin e vogël i cili nuk po pushonte së qari gjatë ceremonisë. Prindërit, të shokuar, ia marrin nga duart fëmijën priftit të moshuar.
Nuk dihet se ku është xhiruar videoja, por ceremonia e mbajtur në kishë është në gjuhën frënge.