Fëmijët e pavakcinuar, Filipçe: Të hënën me qëndrim konkret

Fëmijët e pavakcinuar të mos pranohen në cerdhe dhe shkolla sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundë ti jepet fund epidemisë theksoi minsitri I shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se do të realizoj takim me ministrin e arsimit dhe ministrën e drejtësisë dhe deri të henën do të dalin me qëndrim të prerë.

Marketing

“Ne do të kemi një takim me Ministrin e Arsimit këtë fundjavë, ne gjithashtu do të përfshijmë ekspertë të së drejtës kushtetuese, si dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ne, si një ministri, kemi dhene rekomandime, sepse për momentin kemi një epidemi dhe nga e hëna do të dalim me një qëndrim. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimi që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në kopshte dhe shkolla, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj epidemie”, tha Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë.

Në klinikën infektive për momentin në gjendje kritike janë 2 pacientë nga fruthi morbile ndërsa gjithsej të shtrirë në spital për shërim janë 30 pacientë. Nga fillimi i epidemisë së fruthit në Maqedoninë e Veriut janë rregjistruar rreth 1400 persona të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Marketing