Fenerbahçe në sulm për Muçin, ja sa kërkon Tirana

Ernest Muçi është “xhevahiri” i Tiranës, klub i cili nuk pranon më pak se 800 mijë euro për kartonin e 19-vjeçarit.

Marketing

Gjatë një interviste për “Sport Magazine” në Ora News, komentatori I njohur do të shprehej se për shërbimet e Muçit klubi belg I Genk kishte ofruar 400 mijë euro por bonuse, ndërsa presidenti bardheblu Refik Halili I kishte thënë “jo”.

Është folur edhe për shumë klube të tjerë nga Polonia, Zvicra, Austria, Turqia, Ukraina apo Suedia, madje flitet edhe për Veronën në Seria A apo Schalke 04 në Bundesligë.

Ndërkohë sot del në pah një pistë e re.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Turqi, për shërbimet e Muçit interesohet edhe gjigandi i Stambollit, Fenerbahçe.

19-vjeçari po vëzhgohet nga skautët e tyre dhe nëse raporti do të jetë pozitiv, atëherë do të nisin edhe kontaktet për transferimin e tij.

Marketing