Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë ndodh në Pakistan, foshnja lind me dy organe gjenitale

Një foshnje është lindur me dy organe gjenitale (penisë) funksionalë, por pa anus, që është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë mjekësor.

Marketing

Organet e djalit nga Pakistani janë në “formë normale”, sipas mjekëve të cilët e publikuar rastin e rrallë që quhet “diphallia” në një revistë mjekësore.

Megjithatë, një prej tyre është 1cm më i madh se tjetri, shkroi DailyMail.

Mjekët nuk treguan nëse do të vendosnin për heqje kirurgjikale të një prej organeve. Por, ata krijuan një hapje për të larguar nga trupi jashtëqitjen.

Mjekët thanë se shansi për të lindur me “diphallia” është një në gjashtë milionë.

Vetëm 100 raste janë regjistruar në të dhënat mjekësore, me rastin e parë të regjistruar më 1609.

Marketing