Ferid Murati afër zbulimit të ilaçit kundër kancerit

Nobelisti shqiptar Ferid Murat po punon në mënyrë intensive në zbulimin e ilaçit kundër kancerit dhe se është afër finalizimit.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur për INA nga njerëz të afër të tij nga radhët e komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë financuar vizitat e fundit të nobelistit me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.

“Po jam në komunikim me doktorin dhe sa kemi informacione ai është afër zbulimit të ilaçit kundër kancerit, gjë që në mbarë botën mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha në shkencën e mjekësisë”, theksoi për INA, një nga miqtë e afërm të Murat.
Por këtë fakt vetë Murat e kishte bërë të ditur para gjashtë viteve gjatë qëndrimit në Shkup.

“Në laboratorin tim në Shangaj po hulumtojmë ilaçin që avancon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë se pas 5 apo 10 vite do të arrijmë ti bëjmë të lumtur miliona njerëz”, premtoi nobelisti me origjinë shqiptare nga Gradeci i Gostivarit.
Ai së fundi po qëndron në Azi, ku ka edhe një nga laboratorët e tij për zbulimin e ilaçeve të ndryshme për sëmundje tashmë të pashërueshme.