Fifi pranon komplimente nga fansat, pas ndryshimit të madh në pamje

Fansat e kanë komplimentuar Fifin.

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi, i ka habitur të gjithë me ndryshimin e madh në pamje.

Ajo ka humbur shumë kilogram dhe në fotot e reja që i publikoi më pas mezi njihej nga fansat.

Këta të fundit nuk po ndalojnë së dhëni komplimente drejt Fifit dhe këtë e bënë edhe pranë postimit të disa fotografive të reja të cilat ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Fifi është shumë e dashur për publikun edhe për faktin se është person shumë i afërt me njerëzit. Veçohet po ashtu edhe për zërin e saj.

Marketing