Filipçe distancohet nga tenderët e klinikës së hematologjisë dhe onkologjisë

Venko Filipçe Ministri për Shëndetësi, distancohet nga tenderët e Klinikës së hematologjisë dhe Klinikës onkologjike në Shkup.

Marketing

“Ajo është përgjegjësi e menaxherit, drejtorit, ajo është përgjegjësi e grupit të përgjithshëm të vetë Klinikës apo cilës do qoftë tjetër institucioni publik shëndetësor që bën plane për blerje sipas kushteve të numrit të pacientëve dhe në bazë të ilaçeve të nevojshme.

Buxhetet janë të mëdha sepse ilaçet janë të shtrenjta dhe për këtë trajtohen pacientët të cilët ankohen nga shumë sëmundje. Ne i kemi kërkuar dokumentet pas publikimit të procedurave në opinion. I kemi kërkuar të gjitha dokumentet nga Komisioni i antikorrupsioni, konsultohemi me njerëzit dhe institucionet tjera, siç është policia financiare.

Nëse është e nevojshme do të marrim të gjitha masat çka janë në dorën tonë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë parregullsi në punë, as në Klinikën për onkologjike për të cilën dolën dy procedura”, tha Filipçe.