Filipçe flet për gjendjen me koronavirusin, paralajmëron testimin e nxënësve

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se gjendja me koronavirusin në vend është stabile, për këtë sipas tij flet edhe rënia e numrit të personave të hospitalizuar. Vaksina ka mjaftueshëm, dhe se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, shkruan Alsat.

Marketing

“Gjendja me koronavirusin në vend është stabile. Numri i pacientëve të hospitalizuar po shënon rënie, gjithkund në shtet. Në spitalet e vendit, në Qendrat klinike pacientët janë të vendosur vetëm në repartet infektive”, tha Filipçe, i cili njëherit paralajmëroi se testimin e nxënësve nëpër shkolla, që do të filloj gjatë kësaj jave. Filipçe tha gjithashtu se nuk ka numër të madh të nxënësve të infektuar.

“Sipas metodologjisë në periudhën e ardhshme do të testohen nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj bashkë me ministrinë për arsim do të kërkojmë pëlqimin e prindërve. Ky proces duhet të përfundoj gjatë kësaj jave, eventualisht në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Venko filipçe, ministër i shëndetësisë.