Filipçe: Janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetar, deri 20 prill vijë vaksinat tjera

Sa i përket vaksinave, ministri Venko Filipçe tha se në periudhën që është para nesh do të arrijnë edhe 20 mijë, qytetarët që vaksinohen do të revaksionohen.

Marketing

“Kemi disa paralajmërime, duke e ditur se disa herë këto paralajmërime nuk arritën. Ndërmjet 15 dhe 20 prillit duhet të arrijnë vaksinat kineze dhe të Fajzerit”, deklaroi Filipçe.

Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar rreth 13 mijë persona, ndërsa përpos dy rasteve tjera të humbjes së vetëdijes dhe të cilat nuk lidhen me vaksinën, nuk ka ndonjë efekt tjetër anësor.

“Vajza që kishte trombozë është mirë, ajo sot shkon për kurim shtëpiak. Apelojë deri tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë vaksinimin”, tha Filipçe.

Marketing