Filipçe: Kemi siguruar terapinë adekuate ndaj virusit korona, mos depononi Sumamed

Marrë parasysh se janë publikuar shumë studime për terapinë tashmë të aplikuar në të gjithë botën, ne kemi siguruar të gjithë sasi të mjaftueshme për një numër të madh të pacientëve me koronavirus në vendin tonë, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencë e sotme për shtyp, duke shtuar se ky kombinimi i terapisë ka dhënë rezultate të mira në trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Marketing

“Procedura është e tillë që protokollipër terapi duhet të pranohet në Kolegjiumin Profesional të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, që u bë këtë mëngjes dhe sot ose nesër pritet të përfundoj procedura ligjore me çka do të merret leje përfundimtare për të përdorur këtë kombinim të terapisë nga Agjencia për ilaçet Malmed ku më pas do të aplikohet menjëherë tek të gjithë pacientët me koronavirus. Bëhet fjalë për terapi ndaj të cilës do të bëhen studime klinike, por shumë shtete tashmë e kanë vendosur në protokollet e tyre duke marrë parasysh se ka treguar rezultate të mira.”-tha Filipçe.

Bëhet fjalë për kombinimin e hidroklorikinës me azitromicinë, pasi ministri gjatë ditës së djeshme njoftoi se sot Komisioni do të vendos për këtë kombinim të ilaçeve. Filipçe gjithashtu konfirmoi informacionet për tërheqjen e ilaçit “Sumamed” (azitromicin) nga tregu i lirë në vend, pasi qytetarët kanë filluar të marrin ta deponojnë pa nevojë, pas informacioneve që shërben si terapi kundër Covid 19.

“Është zmadhuar kërkesa në bazë të informacioneve për këtë terapi për ilaçin Sumamed në barnatoret tona. Është marrë vendim që ky ilaç të jepet vetëm me recetë të bardhë nën shpenzimet e Fondit. Apeloj tek qytetarët mos të deponojnë këtë ilaç, me të vërtet ka sasi të mjaftueshme në shtetin tonë.”-pohoi Filipçe.