Filipçe: Për momentin, nuk planifikohen restrikcione!

“Në këtë situatë dhe gjatë periudhës që vijon nuk planifikojmë asnjëlloj restrikcioni apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka qetësuar, se prezenca e variantin indian të koronavirusit, nuk rrezikon ashpërsimin e masave anti-covid.

Marketing

Ka deklaruar, se situata është stabile dhe ajo bazohet në uljen e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë mjekim në spitalet Covid.

Ka njoftuar, se dje në Klinikën Infektive tanimë ka filluar t’u jepet ndihmë mjekësore edhe pacientëve që nuk kanë simptome të Covid-19.

“Sa i takon masave, i analizojmë të dhënat në vendin tonë dhe i analizojmë të dhënat në vendet tjera në rajon dhe në Evropë. Te ne situata është stabile. Kjo bazohet në numrin e ulët të rasteve të reja të diagnostikuar, numrit të ulët të pacientëve që paraqiten në spitale për pranim, njëashtu edhe numri i ulët i shtretërve të mbushur në spitale. Tashmë në Klinikën Infektive vijnë edhe pacientë që kanë edhe klinikë tjetër të sëmundjes. Për shembull, ditën paraprake janë paraqitur 20 pacientë në Infektive, dhe jo të gjithë kanë pasur simptome të virusit Covid-19. Kjo na tregon se situata me të vërtetë është e qetë dhe se në këtë periudhë nuk kemi çfarë të rekomandojmë në mënyrë shtesë masa restriktive, që të parandalojmë shpërndarjen eventuale apo të ndonjë lloji eventual kurse ai është lloji indian”, tha Filipçe.