Filipçe: Shkollat dhe Universitetet të mbyllen, ndeshjet e futbollit 30 ditë pa publik!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se nuk ka raste të reja me korona-virus.

Marketing

Njoftoi se për momentin është duke u testuar vetëm një vajzë 16 vjeçare.

Ministri deklaroi se Qeveria ka miratuar masat dhe për 14 ditët e ardhshme shkollat dhe Universitetet do të jenë të mbyllura.

Ministri deklaroi mes tjerash se ndalohen mbledhjet publike dhe tha se në 30 ditët e ardhshme ndeshjet e futbollit të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Filipçe tha se Qeveria i ka anuluar të gjitha aktivitetet, organizimet dhe udhëtimet.

Marketing