Filipçe: Të gjithë që janë regjistruar për t’u vaksinuar do të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp pohoi se të gjithë qytetarët që janë regjistruar për t’u vaksinuar në sistem do të vaksinohen. Ai pohoi se vaksina ka mjaftueshëm dhe do të mbërrijnë edhe të tjera gjatë ditëve në vazhdim, prandaj në javët që vijnë do të ketë një rritje të të vaksinuarve.

Marketing

Deri më 15 korrik të gjithë ata që janë paraqitur në faqen për vaksinim do të vaksinohen. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha pa dallim se kur janë paraqitur, duke filluar nga e hëna, gjegjësisht dita e martë, në bazë të sistemit nga më të moshuarit të gjithë do të marrin termin në periudhën për dy javët e ardhshme.
Ndryshe sot në vendin tonë priten të vijnë 100 mijë vaksina Pfizer, ndërsa gjatë vikendit 500 mijë vaksina kineze.