Filloi pastrimi i qytetit të Tetovës, të punësuarit morën rrogat e muajt gusht

Mbeturinat janë pastruar në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës. Të punësuarit gjatë ditës së djeshme në orët e pas ditës dolën në punë edhe pastruan disa pjesë të qytetit. Ata kanë vazhduar me punë edhe sot duke mbledhur mbeturinat në qytet, por edhe në lagje që nuk kishin pastruar gjatë tre ditëve me radhë. Sipas të punësuarve, gjatë ditës së djeshme ata kanë marr rrogat e muajt gusht, ndërsa nga dita e hënë u është premtuar se do të marrin edhe rrogat e muajt shtator. Ndërsa pas 15 dhjetorit do të marrin edhe rrogën e muajt tetor.

Marketing