Filloi rindërtimi i disa shkollave të mesme në Shkup

Kryetari  i Shkupit Shilegov mbajti sot konferencë për media në SHMQSH “Koço Racin”, ku po vijon rikonstruktimi i objektit shkollor.

Marketing


– Siç kemi paralajmëruar në fillim të këtij viti, Qyteti i Shkupit gjatë pushimeve verore fillon rikonstruktimin e 11 shkollave të mesme në qytetin tonë. Ne mendojmë për ndotjen edhe në periudhën e verës dhe puna jonë është konstante dhe permanente. Ne kemi zgjidhur problemin me Drislën, me Usje, po i zgjidhim problemet ekologjike gjatë verës në mënyrë që të mos kemi shumë probleme gjatë dimrit. Një nga këto projekte është edhe zgjidhja e efikasitetit energjetik të objekteve që janë nën kompetencë të qytetit tonë, siç janë shkollat ​​e mesme. Ky aksion i cili fillon sot, duhet të përfundojë deri në fund të pushimeve verore që fëmijët të shkojnë në shkollë pa ndonjë vonesë – tha Shilegov.

Ai shtoi se në këto shkolla do të kryhet riparimi i plotë i fasadës në mënyrë që ato të bëhen më efikasitet energjetik, ndërkaq në shkollat ​​e tjera të mesme të qytetit do të bëhet rikonstruktimi i plotë i brendshëm .

Shuma e mjeteve të planifikuara për këtë  qëllim është rreth 60 milionë denarë, nga të cilat 46 milionë janë për fasada dhe tjerat për sanimin e tualeteve, dysheme, dyer, elektrikë, ngrohje, në gjithsej 12 shkolla në qytet. Këto mjete u siguruan me ridestinimin e mjeteve të parapara për Shkupin 2014.

– Prioritetet tona janë shpenzimet për nevojat reale të qytetarëve, për nevojat reale të më të dashurve tanë, për fëmijët. Qëllimi ynë këtu në shkolla është të sigurojmë kushte normale për funksionimin e fëmijëve, por edhe kushte më dinjitoze për mësimdhënësit që udhëheqin procesin arsimor. Qyteti i Shkupit nuk ndalet këtu, është në përfundim e sipër procedura për rindërtimin e plotë të shkollave të mesme Cvetan Dimov dhe Maria Kirii Sklodovska – tha Shilegov.

Ai theksoi se Qyteti kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, sepse të gjithë duhet të kenë kushte për funksionim dhe jetë normale.

– Brenda ambienteve sanitare, bëjmë tualete të veçanta për fëmijët me nevoja të posaçme. sepse të gjithë në Shkup kanë të drejtën për mundësi të barabarta, të gjithë në Shkup kanë të drejtë të jetojnë – theksoi Shilegov.

Për të përmirësuar kushtet në të cilat mësojnë nxënësit e shkollave të mesme, Qyteti i Shkupit këtë vit, gjatë pushimeve verore, do të rinovojë dhe rindërtojë objektet e shkollave: Dimitar Vlahov, Josip Broz Tito, Orce Nikolov, Koço Racin, Nikolla Karev, Boro Petrusevski, Zdravko Cvetkovski , Pançe Arsovski, Saraj, Pançe Karagozov dhe Mihajlo Pupin.

Marketing