Sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal, përcjell TV21. Imunizimi kundër gripit sezonal do të bëhet në qendrat për shëndet publik dhe një pjesë të shtëpive të shëndetit në Shkup ku nuk bëhet vaksinimi kundër Covid-19.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se vendi është furnizuar me 40 000 vaksina katërvalente, ndërsa qytetarët të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk do të marrin porosi SMS në të cilat do të shkruhet data ora dhe vendi për vaksinim.
“Ky është viti i katërt me radhë që sigurojmë vaksinim pa pagesë për të sëmurët kronikë, qytetarët mbi moshën 65-vjeçare, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit shëndetësorë. Do të ketë edhe vaksinim në terren dhe atë në shtëpitë për të moshuarit, qendrat për dializë, për punonjësit shëndetësorë do të organizohet pikë në Institutin për shëndet publik, ndërsa në Shkup ku pritet edhe presion më i madh për vaksinim përveç në Qendrën për shëndet publik nga poliklinikat për vaksinim për grip sezonal do të dedikohen edhe ato në Gjorçe Petrov, Bit Pazar dhe në Idadia”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe tha se se qëndrimi i Komitetit nacional për imunizim është se nuk ka kurfarë rreziku nëse dy vaksinat, ajo për grip sezonal dhe për Covid-19 merren në të njëjtën kohë, ndërsa nëse nuk merren në të njëjtën kohë nuk ka dallim sa çfarë periudhe kohore do të jetë distanca mes dy vaksinimeve.