Finale para finales/ Evropiani sot me dy super ndeshje në program

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8-ës së finales.

Marketing

Në ora 18:00, Holanda do të luaj kundër Çekisë në “Puskas Arena”, në Budapest.

Tek Holanda nuk do të luaj Luuk De Jong që është i lënduar, kurse tek Çekia mungon Boril për shkak të kartonëve. Në pikëpyetje tek Çekia është edhe Darida që ka një lëndim.

Nga ora 21:00, luhet “finalja para finales”. Belgjika në “Estadio de La Cartuja” do të luaj kundër Portugalisë.

Tek Portugalia në dyshim është Nunon Mendes që ka një lëndim. Kurse tek Belgjika mungon Castagna, për të cilin ka përfunduar Evropiani pas lëndimit kundër Rusisë. Po ashtu edhe Chadli nuk do të jetë i gatshëm për belgët për arsye personale.