Finalja e Kupës së Afrikës, Salah VS Mane

Ndeshja mes Kamerunit dhe Egjiptit ishte shumë interesante, por asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet e shumta.

Marketing

Jo vetëm koha e rregullt, mirëpo edhe në atë shtesë nuk kishte gola, kësisoj fitoren e vendosën penalltitë.

Gjatë tërë ndeshjes, Kameruni ishte skuadër më e rrezikshme dhe kishte raste më të mira, por nuk i finalizoi.

Ndërkohë, Egjipti provoi përmes disa kundërzbritje dhe shumicën e rasteve me anë të Mohamed Salah, që gjithashtu dështoi të shënoi.

Kësisoj, takimi shkoi në penallti, ku më të saktë ishin egjiptianët.

Nga pika e bardhë te Kameruni dështuan Harold Moukoudi, Clinton N’Jie dhe James Lea Siliki, derisa mysafirët ishin shumë të pagabueshëm.

Kështu, tani Egjipti do përballet me Senegalin në finalen e Kupës së Afrikës.