“Fiorentina refuzon ofertat për Chiesan”

Presidenti ekzekutiv i Fiorentinës, Mario Cognigni ka thënë se ata kanë marrë “shumë” oferta për Federico Chiesa por “ne kurrë nuk i kemi negociuar”

Marketing

Anësori shihet si njëri prej talenteve më të mirë në futbollin italian dhe është lidhur me kalim në disa skuadra më të mëdha si Napoli, Inter dhe Juventus.

“Dy vite më parë e kemi mbyllur këtë faqe”, ka thënë Cognini për Sky.

“Ne kemi vendosur që të fillojmë të krijojmë kampion në shtëpinë tonë. Për shembull, Chieca është një produkt i joni nga sistemit te të rinjve, përfshirë këtu edhe lojtarë tjerë të mirë – shikojeni Bernardeschi dhe Babacar”.

“Ne kemi shumë oferta për Chiesan, por ne kurrë nuk i kemi negociuar ato. Të rinjtë janë baza e projektit tonë të rëndësishëm. Nikolla Milenkovic? Në ditët e fundit të afatit kalimtar ne kemi refuzuar një ofertë për 40 milionë euro”.

Marketing