Renova ka mundur 2:1 kampionët në fuqi Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Finalizimet e Jusufit dhe Selmani i dhanë fitoren Renovës, ndërsa golin e nderit për kuqezinjtë e shënoi Doriev. Shkupi fitoi Makedonija Gjorçe Petrovin me shifrat 2:0, teksa golat e fitores për bardhekaltrit e Çairiti u shënuan nga Senghor dhe Alvarez.
Struga Trim mundi Pelisterin me rezultatin minimal 1:0, ndërsa goli i cili i siguroi 3 pikët ekipit strugan u shënuan nga Skenderi. Në ndeshjet tjera Skopje barazoi pa gola me Bregallnicën, Boreci triumfoi ndaj Tikveshit me shifrat 2:1, ndërsa takimi Akademia Pandevi – Rabotniçki luhet nga ora 20:00.