Fjalët e para të Diellza Kolgecit pas lindjes së vajzës

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci është bërë nënë. Ajo solli në jetë të bijën që e kanë quajtur Helena Rela derisa ka treguar për vështirësitë e lindjes.

Marketing
“Dje rreth orës 6:30 jam shtri dhe kam lind në orën 1:25 mëngjesit, lindje natyrale. Gjatë lindjes kam pas disa komplikime, por falë ekipit super të mirë çdo gjë ka përfunduar mirë’, tha Diellza për RTV21.

Ajo më tutje rrëfeu se dhimbjet e mëdha i ka harruar në momentin kur mori beben në duar.

“Nuk e kam besu që ato dhimbje aq të mëdha mundet dikush t’i kaloj në sekondë”, u shpreh Diellza, duke shtuar se në spital do të qëndrojë edhe dy ditë derisa t’i kryej kontrollet tjera.

Lajmin për shtatzëninë Diellza e kishte konfirmuar në dhjetor të vitit 2018.