Flakët në Karaburun, nis ndërhyrja edhe nga ajri

Flakët në Karaburun mbeten një nga vatrat më kritike të zjarreve që kanë prekur vendin gjatë këtyre ditëve.

Marketing

Edhe për shkak të terrenit që e bën të pamundur hyrjen e zjarrfikëseve zjarri në një pjesë të gadishullit vazhdon prej disa ditësh.

Por nëse më herët fikja e tij tentohej vetëm në rrugë tokësore dhe me mjete rrethanore, prej ditës së djeshme, u mësua ndërhyrja në rrugë ajrore.

Kryeministri Rama publikon një video të operacionit nga ajri, ndërsa shkruan: “Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”.