FLEKENSHTAJN: BE-ja të nis negociata me Maqedoninë

Eurodeputeti Knut Flekenshtajn ka ftuar liderët e BE-së të hapin negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në samitin e qershorit.

Marketing

“Patjetër duhet të veprojmë në Maqedoni, ka erë të re atje, marrëveshja me Bullgarinë e ilustron atë, patjetër të përkrahim atë që bënë Cipras dhe Zaev, ndërsa bërën përpjekje esenciale që të zgjidhin kontestin e emrit”, ka thënë Flekenshtajn sot në seancën plenare të Parlamentit evropian.