Flet një nga kosovarët e sulmuar në Serbi

Dy kosovarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë gjatë ditës së djeshme. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Çlirim Maloku, është emri i 19 vjeçarit nga Hasi i Prizrenit i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Ndërkaq i lënduari tjetër G.B, raportohet se ka pësuar lëndime më të lehta trupore.
E ky i fundit ka folur pas sulmit që i ka ndodhur në qytetin serb.

Ai për “Blicin” serb ka rrëfyer edhe momentin e sulmit.
“Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë atij në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë”, ka thënë B.G, i cili nga mediat serbe thuhet se flet serbisht dhe jeton në Novi Sad.

E për gjendjen e tyre shëndetësore kanë folur edhe nga spitali.

“Të dy djemtë janë dërguar në Qendrën Klinike. Njëri ka qenë i lënduar më lehtë dhe është liruar për në shtëpi. Ndërkaq, tjetri ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar operacionit. Gjendja e tij është stabile tanimë”, ka thënë sekretari provincial i shëndetësisë, Zoran Gojkoviq.
Kujtojmë se në lidhje me sulmin në fjalë kanë reaguar të gjithë krerët shtetërorë të Kosovës.

Ata kanë kërkuar që fajtorët lidhur me këtë ngjarje të sillen para drejtësisë, duke shtuar se kjo ngjarje dëshmon se nuk ka lëvizje të lirë në shtetin serb.