Flet ushtari maqedon që ofendoi shqiptarët për Ilinden

Ushtari profesionit Martin Bogoevski, për të cilin Ministria e Mbrojtjes formoi Komision për ngritje të procedurës penale pas incidenteve më 2 gusht në Ilinden në ngjarjen “Guri i Arushës” ka shkruar një status në facebook, ne të cilin mundohet të shfajësohet për veprën e akuzuar, ai pretendon se e gjitha bëhet për ta denigruar identitetin e tij.

Marketing

“Deklaroj edhe njëherë se nuk kam marrë pjesë në incidentin e festës “Ilinden” dhe nuk kam nxitur gjuhë të urrejtjes. Disa media dhe portale ende vazhdojnë të veprojnë me metodat e përdorura si në kohën e inkuzicionit, ku qytetarët u dënuan pa asnjë dëshmi por vetëm nga shpifjet… Përhapja e të pavërtetave është një sulm për të dënuar integritetin tim personal” ka vazhduar Bogoevski.

Ai përsëri ju kërkon autoriteteve që të hetojnë në detaje rastin dhe të pastrohet e vërtata siç thotë ai, për këtë njollë që i është vënë.

Marketing