Fluturimi më i gjatë në botë

Kalimi nga një kontinent në tjetrin është i mundur falë udhëtimeve ajrore. Ka udhëtime që mund të zgjasin më shumë se 17 orë, por një aspekt pozitiv i këtyre udhëtimeve është se zakonisht nuk bëjnë ndalesa.

Marketing

Ky është rasti i fluturimit nga Singapori në aeroportin “John Fitzgeral Kennedy”, të Nju-Jorkut, që është fluturimi më i gjatë në botë. Ai realizohet nga “Singapore Airlines” për dy vjet e gjysmë, më konkretisht që nga 9 nëntori 2020, dhe është i disponueshëm vetëm një herë në ditë. Në total, ky udhëtim mbulon 15 343 kilometra dhe ka vetëm vende Business dhe Premium Economy për 161 pasagjerët e tij.

Fluturimi zgjat afërsisht 18 orë e 50 minuta. Për të mbuluar itinerarin, “Singapore Airlines” bleu një Airbus A350-900ULR, i projektuar posaçërisht për fluturime të gjata. Në fakt, ky avion mund të arrijë deri në 20 orë të vazhdueshme fluturimi.

Linja ajrore kishte pasur tashmë një rrugë direkte midis Singaporit dhe Nju-Jorkut disa vite më parë, por çmimi i karburantit dhe joefikasiteti i modeleve ekzistuese të avionëve nënkuptonin se ajo nuk ishte ekonomikisht e qëndrueshme. Duke e anuluar atë, “Singapore Airlines” humbi rekordin botëror. Krijimi i avionëve më efikasë, krahas rritjes së ndjeshme të kërkesës për fluturime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Azisë Juglindore, e cila u rrit deri në 10% në 2017, ishin faktorët vendimtarë që çuan në vendimin për rifillimin e itinerarit.

Kriza e shkaktuar nga pandemia në turizëm ndaloi sërish lidhjen e drejtpërdrejtë mes dy qyteteve dhe kur linja ajrore mundi ta riaktivizonte atë, ajo shkoi në aeroportin “John Fitzgeral Kennedy”.