Kryetarja e komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen vlerësoi se me miratimin e metodologjisë në procesin e aderimit në BE u dërgua porosi e mirë deri te Ballkani perëndimor.
“Porosi e mirë për miqtë tanë të Ballkanit perëndimor për procesin e zgjerimit të BE-së. Sot komisioni Evropian propozon plan të besueshëm dhe dinamik që do ta vendosë rrugën për hapjen e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka shkruar kryetarja e KE-së në profilin e saj në Tuiter.
Ajo shtoi se zgjerimi i BE-së është “Uin-Uin” situatë.
Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji sot në Bruksel e prezantoi metodologjinë e re negocuese për vendet kandidate para gazetarëve dhe para eurodeputetëve.
“Dëshirojmë ta kthejmë kredibilitetin e BE perspektivës për Ballkanin perëndimor, për ne prioritet kulmor është të kemi stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, tha eurokomisari Varheji.