Shakira ka hedhur themelet e dy shkollave në Kolumbi, vendin e saj ë lindjes, derisa përfundoi turneun botëror pesëmujor që përfshinte ndalesa në Gjermani, Brazil dhe SHBA.
Këngëtarja vizitoi qytetin historik të Cartagena të premten dhe vendosi tullat e para për një shkollë që do të shërbejë për rreth 1 mijë fëmijë.
Ajo pastaj shkoj në qytetin e Barranquilla kur inauguroi ndërtimin e një strukture të ngjashme para dhjetëra adhuruesve.
Ndërtimi i shkollave do të financohet nga Pies Descalzos, një fondacion i drejtuar nga Shakira, që aktualisht menaxhon tre shkolla për fëmijët.
Shakira përfundon turneun e saj El Dorado të shtunën në Bogota.