Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i RMV-së, shpall konkurs për rehabilitim 7 ditorë falas për pensionistët

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut në bazë të
konkluzionit nr. 44-178/1 më 14.01.2020 të Seancës së tretë të Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë së Veriut, bën thirrje personave të interesuar, përfitues të pensionit që të
paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.
Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat – përfitues të pensionit të pleqërisë,
invalidorë dhe familjarë të realizuar sipas regulativës së Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe dispozitave të marrëveshjeve për sigurim social që Republika e Maqedonisë së
Veriut i zbaton, ndërsa të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së
Veriut.
Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej muajit mars deri në
nëntor të vitit 2020, në kohëzgjatje prej 7 ditëve.
Shërbimi rekreacion klimaterik në banjë përfshinë:
– 6 pansione të plota (fjetje me tre racione ditore),
– terapi në banja
– një kontrollim i obliguar shëndetësor dhe
– shpenzimet për transport në lartësi të biletës kthyese të autobusit nga vendbanimi i
shfrytëzuesit deri te lokacioni ku do të shfrytëzohet shërbimi rekreacion klimaterik në
banjë (shpenzimet e transportit do të paguhen në llogarinë e transaksionit të përfituesit të
pensionit pas shfrytëzimit të shërbimit).
Personat përfitues të pensionit të cilët shfrytëzojnë edhe kompensim në të holla për
ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, shtesë për mobilitet apo verbësi kanë të drejtë
për shoqërues gjatë shfrytëzimit të shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.
Shërbimi rekreacion klimaterik në banjë realizohet në personat juridik të regjistruar për
kryerjen e shërbimit për shërim klimaterik në banjë me të cilët Fondi i Sigurimit
Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do të lidhë marrëveshje.
Kushtet për shfrytëzimin e shërbimit dhe pikët:
Shërbimin mund ta shfrytëzojnë përfituesit e pensionit për të cilët shuma e
pensionit për muajin nëntor 2019 arrin deri në 20,000 denarë.
Vlerësimi do të bëhet varësisht nga lartësia e pensionit prej 1 deri 100 pikë, me
çka shuma më e ulët e pensionit do të marrë më shumë pikë. Nëse përfituesi i pensionit
shfrytëzon një pjesë edhe nga pensioni që i paguhet nga ndonjë shtet tjetër, gjatë
vlerësimit do të merret parasysh edhe shuma e pensionit që i paguhet nga shteti
tjetër.
Dokumentet e nevojshme që përfituesi i pensionit duhet t’i dorëzojë për
shfrytëzimin e këtij shërbimi:
Për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë është e nevojshme të
parashtrohet kërkesë në filialet dhe ekspoziturat e Fondit të Sigurimit Pensional dhe
Invalidor të Maqedonisë së Veriut, sipas vendbanimit të përfituesit të pensionit. Kërkesën
e jep Njësia Rajonale e Fondit të SPIMV-së.
Nëse përfituesi i pensionit shfrytëzon një pjesë edhe nga pensioni që i paguhet
nga ndonjë shtet tjetër, detyrimisht duhet të parashtrojë edhe vërtetim të llogarisë
devizore nga banka.
Përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016,
2017, 2018 dhe 2019 kanë shfrytëzuar shërbimin rekreacion klimaterik në banjë apo
shërbimin vikend turistik falas, nuk mund të shfrytëzojnë shërbimin Rekreacion
klimaterik në banjë në vitin 2020.
Kërkesat mund të parashtrohen prej 15-të janar deri më 14-të shkurt të vitit 2020.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut detyrimisht, me
shkrim, do ta informojë parashtruesin e kërkesës për entin ku do të dërgohet dhe për
periudhën e shfrytëzimit të këtij shërbimi.
Listat e përfituesve të pensionit të cilëve u është miratuar shfrytëzimi i shërbimit
rekreacion klimaterik në banjë do të publikohen në filialet dhe ekspoziturat e Fondit të
SPIMV-së, si dhe në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
www.mtsp.gov.mk dhe në ueb faqen e Fondit të SPIMV-së, www.piom.com.mk

Marketing