Fondi i sigurimit pensional dhe MPB nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, sot më 23 maj të vitit 2018, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Marketing

Memorandumi për bashkëpunim ka për qëllim që, nëpërmjet një bashkëpunimi të ndërsjellë, Fondi në mënyrë elektronike të sigurojë të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat e punonjësve të Ministrisë, për periudhën para vitit 2006.

Me këtë Memorandum përcaktohet mënyra e zbatimit të kontrollit dhe përgjegjësisë mbi saktësinë dhe plotësinë e të dhënave për stazhin e sigurimit dhe pagat e punonjësve në MPB.

Gjithashtu përcaktohet edhe mënyra elektronike e marrjes të të dhënave për stazhin e sigurimit dhe pagave (fletëparaqitjet M4) nga ana e Fondit.

Pikërisht, marrja e të dhënave do të përfaqësojë një mënyrë të sofistikuar të përpunimit të tyre, me çka ministria do të lirohet nga përgatitja e fletëparaqitjeve në formë letre ndërsa Fondi nga procesi i skanimit të të njëjtave, meqë marrja do të jetë elektronike në formatin Pdf si një foto.

Me realizimin e aktiviteteve të përfshiera në këtë memorandum do të sigurohen të dhëna të plota dhe të sakta, në bazë të të cilave punonjësit nga ministria do të realizojnë të drejtën e sigurimit pensional dhe invalidor në vëllimin dhe lartësinë e cila u takon në mbështetje të ligjit.

Marketing