Formacioni i vitit, kush ishin më të mirët e 2023-it në Seria A

Vitit 2023 i erdhi fundi dhe është koha për të bërë një bilanc. Duhet zgjedhur edhe formacioni më i mirë i Serisë A bazuar në vitin kalendarik.

Marketing

Sidoqoftë, nuk është një detyrë e thjeshtë sepse përfshin analizimin e dy gjysmë sezoneve (i dyti i 2022-2023 dhe i pari i 2023-2024). Por ka disa lojtarë që prej një viti janë në nivele shumë të larta, mbi të gjithë Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez.

Për atë që ka bërë në këtë pjesë të parë të kampionatit 2023-2024, mund të zgjedhim Yann Sommer, portierin e Interit që ka thyer tashmë një sërë rekordesh dhe që ka pësuar shumë pak gola, si më të mirën e vitit kalendarik 2023 në kampionatin italian.

Mbrojtja e nivelit të lartë me skemën 4-3-3. Në krahun e djathtë gjejmë kapitenin e Napolit kampion i Italisë, Giovanni Di Lorenzo, i cili prej vitesh luan shkëlqyeshëm.

Dy qendërmbrojtëse të besueshëm si pak të tjerë të formuar nga braziliani i Juventusit, Danilo dhe koreani Kim, i cili u transferuan te Bayern Munich në verë.

Në krahun e majtë Federico Dimarco, i preferuar para Theo Hernandez. Mbrojtësit e krahut janë dy nga tre italianët në formacion.

Mesfusha është e përbërë nga tre lojtarë nga tre ekipe të ndryshme. Jo vetëm për golat, por për një sërë paraqitjesh të shkëlqyera duhet të përfshihet edhe Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit.

Me turkun janë sllovaku Lobotka, lojtar kyç i Napolit të Spallettit dhe francezi Adrien Rabiot i Juventusit.

Treshe e nivelit më të lartë në sulm. Nuk mund të mos përfshihej Victor Osimhen, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, sulmues i pamëshirshëm, njëkohësisht fitues i Topit të Artë Afrikan.

Dhe padyshim që nuk mund të mungojë as Lautaro Martinez. Argjentinasi ka shënuar shumë gola vitin e kaluar dhe është golashënuesi më i mirë në këtë kampionat.

Megjithatë, në treshe me ta, nuk është as Kvaratskhelia, lojtari më i mirë i vitit fitues të Napolit dhe as Leao. Por Domenico Berardi, një sulmues i Sassuolos që duket se tregon vazhdimësi të madhe.

Top 11 e Serisë A në 2023 (4-3-3): Sommer; Di Lorenzo, Danilo, Kim, Dimarco; Calhanoglu, Lobotka, Rabiot; Berardi, Osimhen, Lautaro.

Marketing