Sot në Shkup do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Forumit të gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, në të cilin do të zgjidhet kryetarja e re, nënkryetaret, sekretarja, si dhe anëtarët e kryesisë.
Fjalë rasti në këtë ngjarje do të këtë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.
Ngjarja do të mbahet në hotelin Aleksandar Palas në ora 12:00.