Ndeshja mes Francës dhe Bosnjës është mbyllur baras.
Kombëtarja e Francës është përballur sonte me Bosnjën dhe Hercegovinën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan lajmi.net.
Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Dueli nisi me shumë raste nga të dyja anët, por golin fillimisht e gjeten mysafirët që kaluan në epërsi në min e 36’ përmes Edin Dzekos.
Nuk vonoi shumë dhe francezët barazuar në min e 40’ me golin e Antoine Griezmann, për rezultatin e pjesës së parë 1-1.
Pjesa e dytë nisi keq për ‘Gjelat’ pasi në min e 51’ u ndëshkua me karton të kuq Jules Kounde.
Megjithatë, boshnjakët nuk arritën të shfrytëzojnë avantazhin numerik dhe përkundër rasteve që patën ndeshja u mbyll 1-1.
Franca është e para në grupin D me tetë pikë pas katër ndeshjeve, Bosnja zë vendin e katërt me vetëm dy pikë.