Ronaldo shënon dy herë në minutat e fundit për fitoren e Portugalisë

Portugalia ka arritur fitore të mundimshme ndaj Irlandës, me rezutltat 2-1, në sekondat e fundit të ndeshjes.

Marketing

Protagonisti kryesor ishte padyshim Cristiano Ronaldo i cili në minutën e 15 humbi një penallti, por shënoi dy gola në fund të ndeshjes për t’i dhënë fitoren kombëtarës së tij.

Golin e vetëm për Irlandën e shënoi John Egan në minutën e 45, ndërsa golat e Ronaldos erdhën në minutat 89 dhe 90+6.